Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Rrugën e Arbrit, rrëndohet bilanci, 3 viktima dhe katër të plagosur


Rëndohet bilanci i aksidentit në Rrugën e Arbrit.

Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga përplasja fatale.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Cerenecit, pranë Gjoricës.

Dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi, vëllezër, nga Maqellara.

Gjithashtu bëhet me dije se ka humbur jetën në spital edhe shtetasja Lulzime Istrefi.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi 56 vjeç të cilët kanë qenë pasagjerë.

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’,  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.  Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset  F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L.,  pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit“-njofton policia.