Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 18-vjeçari në Laç, ndalohet adoleshenti i dyshuar ai autor


Pak çaste pas plagosjes me armë zjarri në Vlorë, një person është plagosur në Laç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sanxhak ndërsa i lënduari është identifikuar si 18-vjeçari me iniciale K.Gj. ai është dërguar në spitalin e Traumës me shpejtësi.

Autori i dyshuar i plagosjes, 16-vjeçari me iniciale A.L., është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi

“Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak,Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak,Kurbin,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.”

“Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes, i cili plagosi me thikë 18-vjeçarin. Rreth orës 18:00, në rrugën e fshatit Sanxhak ,Kurbin shtetasi A.L.,16 vjeç, banues në Kurbin, pas një konflikti të çastit , ka plagosur më mjet prerës (thikë) shtetasin K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e Policisë Kurbin dhe të DVP Lezhë, cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin A.L., cili ishte larguar nga vendngjarja. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *