Vendosni fjalën kyçe....

Zv.drejtori i SHISH-it takim me Ramën në Kryeministri, më herët edhe Sejko i BSH-së


Zëvendës drejtori i SHISH-it Olian Kanushi ka shkuar në Kryeministri për një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky është takimi i parë mes tij dhe Ramës, pas shkarkimit të drejtorit të SHISH-it, Helidon Bendos, të cilit iu dha detyra e këshilltarit të kryeministrit.

Pak minuta pas publikimit të dekretit për lirimin nga detyra të Bendos, Rama publikoi një fotografi ku shfaqeshin të dy bashkë dhe tha se Bendo kishte dhënë dorëheqjen pasi po vijonte studimet pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.

Kanushi është në detyrë si nënkryetar i SHISH që prej gushtit të këtij viti dhe që pas shkarkimit të Bendos mbetet ai drejtuesi i komanduar i institucionit.

Ndërkohë më herët në kryeministri ka qenë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.