Vendosni fjalën kyçe....

Man.United rikthehet me fitore në Premierligë, Chelsea mund Bournemouth


Manchester United është rikthyer me fitore në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi si vendase sonte ndaj Nottingham Forestit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Në stadiumin “Old Trafford” “Djajtë e Kuq” fituan lehtësisht dhe me rezultatin e pastër 3:0.

Marcus Rashford (19’), Anthony Martial (22’) dhe Fred (87’) ishin autorët e golave të fitores.

Manchester Unitedi pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe renditet i pesti në tabelë.

Nottingham Foresti mbetet i parafundit (19) me 13 pikë. 

Skuadra e drejtuar nga Graham Potter shënoi fitore si vendase kundër Bournemouthit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 2:0. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Kai Havertz (16’) dhe Mason Mount (24’) shënuan në fitoren e londinezëve.

Për “Blutë” ishte kjo fitorja e parë pas pesë ndeshjeve, ku regjistruan fillimisht dy barazime e më pas tri humbje radhazi.

Chelsea pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë në tabelë, kurse Bournemouthi është në pozitën e 14-të me 16 pikë.