Vendosni fjalën kyçe....

Vrau turistët çekë, Sokol Mjacaj humb betejën në Kushtetuese dhe mbetet në burg përjetë


Sokol Mjacaj do të qëndrojë përjetësisht prapa hekurave. Ky është vendimi që ka dhënë sot Gjykata Kushtetuese.

Mjacjaj ka kërkuar për të përfituar gjykim të shkurtuar por Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë kërkesë të tij, njëlloj si Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ashtu edhe Apeli më pas.

Nëse pranohej kërkesa e tij, Mjacaj mund të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm, pasi pranimi i gjykimit të shkurtuar do i mundësonte uljen e një të tretës së dënimit.

Sokol Mjacaj u shpall fajtor nga gjykata e Shkodrës në vitin 2015 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për akuzat e vjedhjes me pasojë vdekje dhe prodhim e mbajtje të armëve luftarake.

Mjacaj akuzohet qëlloi për vdekje dy turistët çekë Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbrëmjen e 4 korrikut të shtatë viteve më parë. Ai u ngjit në makinën e dy turistëve dhe u kërkoi atyre t’i jepnin paratë dhe t’i dorëzonin makinën, por kur hasi në rezistencë nxori armën dhe i vrau.