Vendosni fjalën kyçe....

E gjithë Italia në karantinë, njerëzit dynden natën në supermarkete (VIDEO)


Pasi kryeministri Italian Conte firmosi dje dekretin për vendosjen e të gjithë Italisë në karantinë, njerëzit mbrëmë janë dyndur nëpër supermarkete.

Ansa.it shkruan se dekreti i ri i nënshkruar dje, parashikon që qytetarët në karantinë të mund të largohen nga shtëpia në rast se duan të bëjnë Pazar.

Në dekret nuk ka asnjë parashikim për mbylljen e dyqaneve ushqimore, të cilat në të vërtetë hyjnë në kategoritë që gjithmonë mund të mbesin të hapura.

Kështu që nuk është e domosdoshme, dhe mbi të gjitha është në kundërshtim me dekretin, dyndja masive për të blerë ushqim ose produkte të tjera bazë kur mund të blihen në ditët në vijim.

Furnizimi me ushqim do të garantohet rregullisht.

Por, supermarketet janë sulmuar mbrëmë. Në Romë, në Napoli, në Torino, në supermarkete janë krijuar linja të gjata 24 orë në ditë.

Njerëzit presin jashtë në karrocat që t’u vijë radha për t’u futur brenda.

Punonjësit kontrollojnë fluksin, lejojnë vetëm pak njerëz të hyjnë në të njëjtën kohë, imponojnë distancën e sigurisë në arkë dhe vendosjen e dorezave në departamentin e frutave dhe perimeve.

Pas vendimit të së dielës për të ndaluar lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera, mbrëmjen e djeshme Conte ka vendosur që i gjithë vendi të futet në këtë regjim karantine, duke bllokuar çdo lëvizje të brendshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *