Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi e partnerja e tij Ana Shkreli urojnë Krishtlindjen: O dritë që shkëlqen natën e botës, pushto errësirën tonë


Kandidati i PD-së e opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ka uruar shqiptarët me rastin e Krishtlindjes.

Në një postim në Facebook ku shfaqet bashkë me partneren e tij, Ana Shkreli, deputeti demokrat e bën urimin duke përdorur një pasazh nga Liturgjia e Orëve, një grup lutesh zyrtare që përdoren nga kisha në raste festash të shënuara.

“Ju urojmë nga zemra Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve, me këtë pasazh nga Liturgjia e Orëve, Koha e Krishtlindjes: “O dritë që shkëlqen në natën e botës, pushto errësirën tonë!”

Përzemërsisht, Anna & Belind.” – shkruan Këlliçi.