Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari pas studimit të UNDP-së: Veliaj po e mbyt Tiranën me beton për të pastruar paratë e drogës


Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka denoncuar sot betonizimin e kryeqytetit. Ndërsa i referohet një studimi të publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Braimllari thekson paradoksin e rritjes së ndërtimeve përkundrejt tkurrjes së popullsisë.

“Zhvillimi urban i Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj është aq kaotik dhe paradoksal sa ka vënë në vështirësi për t’i dhënë shpjegim edhe ekspertët ndërkombëtar.

Një studim i Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara thekson se ndërsa popullsia vijon të tkurret në mënyrë të frikshme, lejet e ndërtimit të dhëna nga kryehajduti i Tiranës vijonë të rriten në mënyrë të paparashikuar dhe të pakuptimtë.”- thotë Braimllari.

Ai shton se kjo ka vetëm një shpjegim që nuk ka të bëjë fare me rregullat e tregut dhe “që vërteton edhe një herë shqetësimin e opozitës se me lejen Erion Veliajt, në Tiranë po pastrohen lekët e krimit dhe të drogës”.

Braimllari thotë se largimi i kryebashkiakut të betonit është bërë një domosdoshmëri.

DEKLARATA E BRAIMLLARIT

Përshëndetje!

Zhvillimi urban i Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj është aq kaotik dhe paradoksal sa ka vënë në vështirësi për t’i dhënë shpjegim edhe ekspertët ndërkombëtar.

Një studim i Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara thekson se ndërsa popullsia vijon të tkurret në mënyrë të frikshme, lejet e ndërtimit të dhëna nga kryehajduti i Tiranës vijonë të rriten në mënyrë të paparashikuar dhe të pakuptimtë.

Sipas këtij studimi burimet e kërkesës së madhe për leje të reja ndërtimi janë të paqarta pavarësisht se stoku i tyre është rritur.

Nga rreth 3 mijë leje ndërtimi të dhëna në vitin 2021, mbi 62 për qind e tyre i ka dhënë vetëm Erion Veliaj, duke u konfirmuar edhe një herë si kryebashkiaku i betonit.

Por ajo që është më shqetësuese sipas këtij studimi është fakti që në Shqipëri, dhe në mënyrë të veçantë në Tiranë, nuk ka kërkesë tregu për këtë rritje të ndërtimeve të reja.

Pra Veliaj ka thyer edhe rregullin bazë të tregut, ku ballafaqohet kërkesa dhe oferta.

Tirana përballet me një varfëri në rritje, me rrogat më të ulëta në rajon dhe me çmimet më të larta të apartamenteve për metër katrorë.

Këto leje të dhena i shërbejnë vetëm pastrimit të parave të drogës dhe krimit një e dhënë kjo e konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Çmimet e banesave në Tiranë janë trefishuar krahasuar me vetëm pak vite më parë, teksa çmimi mesatar i shitjes së tyre në shtator 2022 ishte 1,365 €/m2.

Pra është e qartë që çmimi i apartamenteve në Tiranë është i papërballueshëm nga pjesa më e madhe e popullsisë të cilët kanë nevojë për një apartament. 

Është e paqartë se si janë financuar shumica e ndërtimeve në Tiranë në kushtet kur kërkesa për banesa është mjaft e ulët dhe kur stoku i ndërtimeve të pashitura është rritur me 27 përqind.

Kjo ka vetëm një shpjegim që nuk ka të bëjë fare me rregullat e tregut dhe që vërteton edhe një herë shqetësimin e opozitës se me lejen Erion Veliajt, në Tiranë po pastrohen lekët e krimit dhe të drogës.

Ndaj largimi i kryebashkiakut të betonit është bërë një domosdoshmëri për t’i kthyer Tiranës frymëmarrjen dhe qytetarëve bashkinë.

Prandaj 14 maj është një ditë e rëndësishme për kryeqytetin për ta rikthyer në shërbim të qytetarëve të thjeshtë të Tiranës.