Vendosni fjalën kyçe....

Balla paralajmëron për përmbytje zonën e Divjakës: Largoni bagëtitë dhe mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit Shkumbin


Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka paralajmëruar për përmbytje banorët e zonës së Divjakës.

Ai ka publikuar një video, ndërsa shikon nga afër nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin në Papër të Elbasanit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore të Divjakës.

Ai u bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

“Papër, Elbasan. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.”- shkruan Balla.