Vendosni fjalën kyçe....

Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, shqiptari vret me thikë italianin në Romë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 47-vjeçar shqiptar akuzohet se ka vrarë me thikë një 52-vjeçar italian.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku 52-vjeçari Nazzareno Paolo Teti u vra me thikë në zonën via Borghesiana, në Romë.

Autori dyshohet se është një shtetas shqiptar 47 vjeç, i cili pasi ka qëlluar viktimën me thikë në rrugë është larguar. Por arratia nuk ka zgjatur shumë pasi është arrestuar pak momente më pas. Sipas medieve italiane, viktima kishte një lidhje romantike me gruan e vrasësit.

“Hetimet, të kryera menjëherë pas faktit nga ekipi i Romës, falë ndihmës së video kamerave dhe dëshmive të drejtpërdrejta, të vërtetuara nga lloje të ndryshme hetimesh dhe gjetjesh, çuan në identifikimin e autorit të dyshuar, në një kohë shumë të shkurtër.”- sqarohet në një shënim të Komisariatit të Policisë.

I dyshuari është vënë në gjurmë në një parking dhe është “arrestuar thuajse në mënyrë flagrante”.

Po ashtu policia italiane thotë se dentifikimi i kryer “aq shpejt, është bërë i mundur edhe falë pranisë së madhe të ekipeve të Policisë së Shtetit në zonë, e forcuar pikërisht në kuadër të festës së Krishtlindjes, sipas indikacioneve të Komitetit për Rendin dhe Sigurinë Publike.”