Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit pranë Liqenit Artificial (FOTO)


Sulmohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit që ndodhet pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Sikurse tregojnë edhe fotot e mëposhtme, busti i është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë.

Po ashtu janë thyer dhe pllakat e mermerit.

Busti i punuar nga skulptori i njohur Agim Rada u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018, në nder të diplomatit, shkrimtarit dhe politikanit shqiptar, Mit’hat Frashëri.