Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fiton derbin me Tiranën, sherr në fundin e sfidës


Partizani ka arritur të fitojë derbin e kryeqytetit në sfidën e luajtur për kampionatin shqiptar të futbollit.

Të kuqtë fituan minimalisht 0-1 në sfidën e luajtur në stadiumin “Air Albania”.

Me këtë fitore Partizani konsolidon pozitat në vendin e parë në Superligë.

Goli i vetëm i sfidës u shënuan nga Skuka në që në minutën e 4’.

Në fundin e sfidës nuk kanë munguar përplasjet. Shkak për sherrin është bërë një veprim i Valentino Murataj, i cili tentoi të imitonte atë çka bëri Albano Aleksi në derbin e fundit, duke provuar të vendosë flamurin në mesin e fushës.