Vendosni fjalën kyçe....

Nisin punimet për Teatrin Kombëtar/ Veliaj: Do jetë vepra më e bukur e artit në Ballkanin Perëndimor


Në nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se kjo vepër publike do të ndërtohet me paratë e buxhetit dhe jo me partneritet. Kryebashkuaku tha se sot kanë konsensusin më të madh nga artistët.

“Sot na duhet të kapim kohën e humbur. Do jetë vepra më e bukur e artit në Ballkanin Perëndimor. Kur e nisëm këtë debat ishin me opinione të ndryshme. Por sot kemi dakordësinë që Teatri do të jetë në tokën e vet. Sot kemi rënë dakord që Teatri do ndërtohet me para publike dhe jo me partneritetit.

Gjithçka që ka ndodhur këtu ka ndodhur më parë edhe në vendet e tjera. Sot kemi konsensusin më të madh të aktorëve dhe të arkitektëve. Vendi ka nevojë për një hapësirë të tillë, ashtu sic janë bërë shumë vepra të tjera.”– tha Veliaj.