Vendosni fjalën kyçe....

8 adoleshente akuzohen se therën me thikë një burrë në Toronto


Tetë vajza adoleshente u akuzuan të martën për vrasjen me thikë të një burri 59-vjeçar nga Toronto, Kanada.

Siç shkruan CNN, burri u gjet i therur me thikë të dielën pak pas orës 12 të mëngjesit në zonën e York Street dhe University Avenue. Burri u dërgua në një spital aty pranë ku më vonë vdiq. Autoritetet nuk e publikuan emrin e burrit në pritje të njoftimit të familjes së tij.

Tetë vajzat u gjetën menjëherë pas sulmit dhe u morën në paraburgim dhe u akuzuan për vrasje të shkallës së dytë. Kështu tha detektivi Terry Browne i Njësisë së Vrasjeve të Shërbimit Policor të Torontos gjatë një konference për shtyp të martën.

Tre nga vajzat janë të moshës 13-vjeçe, tre prej tyre janë 14 dhe dy prej tyre janë 16, sipas një njoftimi nga Shërbimi Policor i Torontos.

Broëne tha se grupi i adoleshenteve “takuan njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale. Ato vijnë nga pjesë të ndryshme të qytetit”.

“Ne nuk e dimë se si dhe pse ato u takuan në atë mbrëmje dhe pse ai destinacion ishte në qendër të Torontos.”- tha Browne, duke shtuar se policia beson se grupi mund të ketë qenë i përfshirë në një “zënkë” më herët në mbrëmje para goditjes me thikë.

Browne tha se nuk do ta quante grupin e vajzave një “bandë“, por vuri në dukje se ato morën pjesë në një sjellje të njohur si “grupim“, ku sulmues të shumtë synojnë një viktimë në të njëjtën kohë. Një numër armësh u gjetën gjithashtu tek vajzat. Tri prej tyre kanë pasur “kontakte paraprake” me policinë.