Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Mjekët e infermierët në emigracion, u rikthyem në statistikat e shekullit të shkuar të mjekëve për banorë


Sali Berisha po zhvillon një takim me Departamentin e Shëndetësisë në PD, ku është ndalur në problematikat e sistemit shëndetësor.

Berisha thotë se mjekët dhe infermierët po largohen nga vendi dhe sistemi shëndetësor në vend ka pësuar goditjen më të rëndë.

“Përulem me nderimin më të madh para kontributit, shërbimit që bluzat e bardha bëjnë për të sëmurët tanë në të 4 anët e vendit.

Ne takohemi sot, në një kohë kur sistemi i shëndetësisë, jetik për çdo shoqëri, ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat në çdo rrafsh. Më shumë se çdo sistem tjetër, sistemi i shëndetësisë, u shkretua nga punonjësit e saj, të cilët këto vitet e fundit u larguan në emigracion, në proporcionet që riktheu treguesin mjek për banor në vitet ’60 të shekullit të shkuar.

Pra, jo vetëm që Shqipëria nuk njohur progres në këtë tregues shumë të rëndësishëm, por e kundërta ndodhi, Shqipëria shënoi hapa të periudhës së viteve të mia studentore, për shkak të një ikje masive të mjekëve dhe infermierëve. Të ju them të vërtetën, në një takim që pata në Gramsh, aty nga diskutantet ishte dhe një mjeke. Tek fliste, ajo tek përshkruante rrënimin e sistemit dhe kushtet në të cilat punonte, të kthente dekada pas. Doktoresha kishte në ngarkim 3 qendra komunash me mbi 25 mijë banorë. Kolegë të mi e të mia kanë ikur. Si Gramshi ju garantoj se është shumica.

Sistemi ynë ka humbur pothuajse në tërësi atë që quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për tu përballur, plotësuar kërkesat nevojat e këtij sistemi nga qytetarët. Kudo mashtrimi, falsiteti e gënjeshtra kanë pasoja, por në shëndetësi kanë pasoja fatale, jetën.”– tha Berisha.