Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Kurbin, gjykata lë në burg të dyshuarin


Gjykata e Kurbinit ka vendosur të lërë në në burg Aurel Shurbin, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur të martën pranë Urës së Drojës në Mamurras.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij.

30-vjeçari Shurbi akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, në vendin e quajtur ura e Drojës. Ai dyshohet se plagosi në pjesën e këmbëve Agron Memën 50-vjeç dhe nipin e tij Klevis Lekën 30 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *