Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas dy këmbësoret në Elbasan, dërgohen në spital


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një makinë ka përplasur dy këmbësore, të cilat u transportuan në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të dëmtimeve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bashkisë së Elbasanit, ndërsa drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici.