Vendosni fjalën kyçe....

Nga Messi te Mbappe, shpallen lojtarët më të mirë të Botërorit


Argjentina fitoi Kupën e Botës pasi mundi Francën me penallti. Pas sfidws u dhanë edhe çmimet përkatëse, për disa lojtarë.

Portieri më i mirë i Botërorit rezultoi ai i i argjentinasve, Emiliano Martinez, ndërsa lojtari i ri më i mirë  vjen po nga kjo skuadër, 21-vjeçari Enzo Fernandez.

Këpuca e Artë e Botërorit është padyshim Kylian Mbappe, me 8 gola. Tani ai numëron 12 gola të shënuar në 2 botërorë, duke qenë vetëm 4 gola larg rekordit të 16 golave të shënuar nga Miroslav Klose.

Lojtari më i mirë i këtij kompeticioni është Leo Messi.