Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Vuçiç kërkon ta kthejë Serbinë në të shkuarën, ai ‘tren ka ikur’


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën, po kjo është e pamundur.

Në një intervistë për median gjermane ‘Der Spiegel’, Kurti tha se situata e tensionuar në veri të Kosovë, është si rezultat i ‘panikut të Beogradit’.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë.” – tha Kurti.

Për sa i përket kërkesës që ka bërë Serbia për të çuar në Kosovë një mijë trupa, Kurti th a se Vuçiç kërkon të kthejë fantazmat e së shkuarës.

“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklatës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet.” – shtoi Kurti.