Vendosni fjalën kyçe....

Trump nuk beson tek UFO-t, por sipas tij “Gjithçka është e mundur” (VIDEO)


Presidenti amerikan Donald Trump nuk beson në ekzistencën e UFO-ve.

Në një intervistë me gazetarin “Fox News”, Tucker Carlson, Trump dha pikëpamjet e tij mbi UFO-t pas njoftimit të fundit mbi pilotët e Marinës, se ata kanë parë objekte të çuditshme të pashpjegueshme që udhëtojnë me shpejtësi të pabesueshme.

“Personalisht, kam prirjen të dyshoj,” u përgjigj Trump. “Unë nuk besoj, por mendoj se çdo gjë është e mundur”.

Presidenti vazhdoi të hedhë poshtë pohimet se qeveria amerikane ka futur duart në rrënojat UFO-ve. Kjo nuk është hera e parë që Trump vë në dyshim ekzistencën e qenieve nga planete të tjera.

Vetëm muajin e kaluar, kur Trump zbuloi se ishte informuar nga ushtria amerikane mbi zbulimet për UFO-t, ai u tha gazetarëve se ai vetë nuk beson te alienët.

Dhe nuk është vetëm Trump i cili i është përgjigjur pyetjeve mbi UFO-t.

Presidenti rus Vladimir Putin është pyetur më herët nëse ai vetë ishte një alien.

“Unë nuk jam”, u përgjigj Putini, duke shtuar se kishte shumë dëshmi për të provuar se ai nuk është një alien.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *