Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë 55-vjeçari shqiptar në Gjermani


Një shqiptar nga Kosova është qëlluar disa herë më armë zjarri në Berlin, Gjermani.

Sipas medieve gjermane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të së mërkurës pasdite në Friedrichsfelde të Berlinit, pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr nga trotuari drejt makinës tip “Audi” me të cilën lëvizte shqiptari.

Autori ka qëlluar disa herë në mjet, duke plagosur drejtuesin 55-vjeçar me inicialet B.Z. Sipas informacioneve, ai ka marrë një plumb në shpatull. Fillimisht shqiptari i plagosur u trajtua nga ekipet e shpëtimit dhe më pas u dërgua në spital.

Në automjet nuk kishte persona të tjerë. Autori i cili mbetet ende i paidentifikuar ka mundur të largohet në drejtim të panjohur.