Vendosni fjalën kyçe....

Joao Felix zgjedh klubin e ardhshëm, kërkon largimin nga Atletico Madrid


Joao Felix dëshiron të luajë për Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi portugez besohet se po e kërkon largimin në janar pas prishjes së raporteve me trajnerin, Diego Simeone.

Sipas “Le Parisien”, PSG-ja është gjithashtu e interesuar për 23-vjeçarin, pasi kampionët në fuqi të Ligue 1 po kërkojnë të shtojnë një tjetër sulmues në skuadër.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, në një intervistë për  “SoccerNews” ka thënë se PSG-ja është opsioni i zgjedhur i Felix.

“Unë nuk mendoj se Felix do të shkojë në Arsenal sepse ai dëshiron të luajë për PSG. PSG do të ishte opsioni nëse ai largohet nga Atletico”, ka thënë Di Marzio.