Vendosni fjalën kyçe....

“Putin nis spastrimet e ushtarakëve pranë Wagnerit” – Mediat perëndimore


Disa oficerë të rangut të lartë rusë duket se janë në paraburgim ndërsa Kremlini po lëviz për të spastruar ushtrinë në një përpjekje për të identifikuar ata që kanë lidhje me grupin paramilitar Wagner.

Sipas mediave të huaja janë arrestuar të paktën 13 oficerë të lartë dhe disa prej tyre janë liruar më pas. Në të njëjtën kohë ka pasur disa të cilët ose janë pezulluar ose përjashtuar nga pozitat e tyre dhe të tjerë që janë duke u marrë në pyetje.

Sipas Wall Street Journal, në mesin e të pyeturve thuhet se është gjenerali Sergei Surovikin, i njohur gjithashtu si “Armagedoni”.

Përveç Surovikin, besohet se janë shënjestruar koloneli Andrei Yudin, nënkryetari i GRU-së, gjenerallejtënant Vladimir Alekseyev dhe ish-zëvendësministri i mbrojtjes Mikhail Mizinchev. Burimet që folën për gazetën amerikane thanë se ka zyrtarë të tjerë të shënjestruar nga Putin.