Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet me sende të forta roja i spitalit të Sarandës


Një 38-vjeçar i cili punon si roje në spitalin e Sarandës është dhunuar sot me sende të forta. Sipas Policisë, pas incidentit roja i spitalit Fatri Mullaj ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e plagosjes, Erjon Canaj, 33 vjeç, banues në Sarandë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton Policia.

Sherri dyshohet se ka ndodhur për vendin e parkimit. Canaj ka dashur të parkojë automjetin para derës së spitalit, por roja nuk e ka lejuar.