Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim në PD me 55 fituesit e primareve


Kreu i PD-së Berisha do takohet sot me fituesit e primareve. 55 kandidatët do shkojnë në selinë blu në një takim që pritet të nisë rreth orës 13:00.

Një ditë më parë, Berisha vlerësoi procesin duke thënë se ishte risi në vend dhe se ndryshe nga PS-ja ku nuk ka garë, ajo që ndodh në PD është tregues i vlerave demokratike dhe respektimit të qytetarëve, të cilët i zgjodhën vetë kandidatët që do i përfaqësojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Katër bashki, PD-ja u aka lanë aleatëve. Bëhet fjalë për bashkitë e Pustecit, Finiqit, Dropullit e Himarës.