Vendosni fjalën kyçe....

I njohur si “mbreti shqiptar i kokainës”, Dritan Rexhepi dënohet me 20 vite burg në Itali


Gjykata e Firences ka dënuar me 20 vite burg Dritan Rexhepin, të njohur ndryshe nga mediet si ‘Mbreti’ shqiptar i kokainës.

Media italiane “La Nazione” raporton se ka përfunduar pjesa e parë e hetimeve për trafikun ndërkombëtar mes Ekuadorit dhe Firences.

Kartelet shqiptare thuhet se importonin kokainë në Itali dhe veçanërisht në Firence, falë një rrjeti ndërkombëtar të lidhur midis Ekuadorit dhe Evropës. Por hipoteza për një “supershoqatë kriminale”, e lindur nga një pakt mes klaneve, nuk qëndroi para gjyqtares Silvia Romeo.

Të akuzuar u dënuan, por jo për hipotezën e “federatës” së grupeve kriminale.

“Fitorja” në këtë pikë e avokatëve mbrojtës (Cristina Masetti, Sabrina Del Fio, Costanza Malerba, Federico Febbo, Emanuele Ciappi, Maurizio Nasti, disa prej tyre), nuk do të thotë se nuk ka pasur dënime për 17 të akuzuarit e parë (pasi janë mbi tetëdhjetë të pandehur), të cilët kanë zgjedhur procedurën e shkurtuar.

Gjykatësja Silvia Romeo vendosi dënime me nga dy vjet e dhjetë muaj deri në njëzet vjet. Dënimi më i rëndë u dha pikërisht për Dritan Rexhepin, të mbajtur deri më tani në burgun e Guayaquil, në Ekuador.

Hetimet, të cilat filluan në vitin 2015, që çuan në sekuestrimin e 5 milionë euro e gjysmë dhe 4 tonë kokainë, fillimisht ishin përqendruar në një qelizë fiorentine, ekzistenca e së cilës ishte zbuluar duke hetuar një episod në dukje të parëndësishëm, pas një përleshje të dhunshme mes subjekte të lidhura me shfrytëzimin e prostitucionit që shpërtheu në via delle Medaglie d’Oro, në Rifredi.

Duke monitoruar punët e personave të përfshirë në këtë përleshje, hetuesit kuptuan se biznesi i tyre nuk ishte vetëm shfrytëzimi: pas kapjes së një telefoni celular të ‘kriptuar’ Blackberry (çdo bisedë ishte e aksesueshme me një kod), hetimet arritën të zbulonin tregtinë ndërkombëtare të “Los Blancos”.