Vendosni fjalën kyçe....

Syri.net akuzon Ramën: Ekipet e kryeministrit hakeruan faqen tonë në Facebook


Pas atentatit ndaj liderit të opozitës, ekipet e Ramës hakerojnë Facebook-un e SYRIT

Syri.net ka denoncuar ekipet e kryeministrit Rama se kanë hakeruar faqen e medias në Facebook. Syri shkruan se faqja e saj në Facebook është hakeruar e vjedhur sot.

Sipas medias, sulmi ndaj saj vjen pas goditjes së kreut të PD-së Berisha në protestën e 6 dhjetorit ndërsa shkaku i hakerimit janë raportimet e shumta nga portal se personi që goditi kryedemokratin është i infiltruar.

Në fund të reagimit Syri shkruan se çdo person përgjegjës pas hakerimit e vjedhjes së faqes do ndiqet në të gjitha format.

Në reagim theksohet gjithashtu se faqja e Syri.net është sulmuar edhe herë të tjera nga zyra e zëdhënësit të Ramës, Endri Fuga, nga bodrumet e Pallatit të Kongreseve që përdoren për të goditur e hakeruar faqet e ndryshme ndaj të cilave nuk ka kontroll.