Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kohës së fjalëve i ka ardhur fundi, veprime të organizuara kundër regjimit kriminal të pjellës më bastarde


Kreu i Partisë së Lirisë Meta foli shkurt në protestën e opozitës. Ai tha se kohës së fjalëve i ka ardhur fundi dhe se tani ka ardhur koha e veprimeve.

Meta theksoi se tani është koha për t’i dhënë fund regjimit criminal të kryeministrit Rama.

“Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin pak javë më parë ta bëja këtë gjë para jush, por sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të orgaizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të re që e ndjen çdo familje shqiptare, të shpopullimit përmes instalimit të një regjimi mafioz, ndaj të gjithë me poezinë e Avzi Nelës “Liri a vdekje” për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz. Edhe një herë mirënjohje Sali Berishës. Liri demokraci, Europa jemi ne.” – tha Meta.