Vendosni fjalën kyçe....

Berisha para qytetarëve: Pa votë të lirë s’ka demokraci, ai që na përfaqëson në samitin e BE-së kreu i një narkoshteti


Kreu i PD-së Berisha tha para qytetarëve mnë protestën e opozitës se askush nuk do e mposhtë popullin opozitar.

Ai përshëndeti liderët evropianë që marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Berisha theksoi se personi që përfaqëson Shqipërinë në këtë samit është drejtuesi i një narkoshteti, që bashkëpunon me kriminelëe trafikantë droge, që ka vjedhur vota, dhunuar qytetarët, grabitur pasuritë e tyre e përzënë të rinjtë.

Po kështu Berisha tha se Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet duke pasur më shumë pushtet se ish-lideri komunist Ramiz Alia.

“Në këtë shesh, në Shqipërinë dhe kudo që jeni përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufijshme. Së pari, në emër tuaj më lejobni t;ju uroj me zemër mirëseardhjne në Tiranë shtegtarëve europianë. Për ne është një rast shumë i vecantë t’i shprehim atyre mirënjohjen më të pakufishme për solidaritetin ndaj Shqipërisë. Ky samit është mbështetje e madhe për të gjithë shqiptarët. Ky samit është mbështetje në veçanta për PD, forcën politike që është në betejë për vlerat europiane me moton “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa Ne jemi fatkeq se sot përfaqësohemi në këtë Samit me njeriun që duhet të ishte sot para drejtësisë dhe jo aty i ulur me ju. Ne ndihemi fatkeq sepse pushteti i atij që na përfaqëson qëndron mbi krimin elektoral, qëndron mbi drogën dhe korrupsionin.” – tha Berisha.