Vendosni fjalën kyçe....

Del rezultati i primareve për Tiranën, Këlliçi e Alimehmeti shkojnë në balotazh


Kanë dalë rezultatet për primaret e Tiranës e në përfundim të numërimit të votave dy kandidatë, deputeti Belind Këlliçi e mjeku Ilir Alimehmeti kanë shkuar në balotazh.

Në Tiranë kanë votuar zyrtarisht 8470 anëtarë e mbështetës të PD-së me Këlliçin që ka marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti ka marrë 2196 të votave.

Duke qenë se i pari nuk ka mundur të sigurojë më shumë se 50% të votave, gara do shkojë në balotazh ku Këlliçi e Alimehmeti do rivotohen.

Rezultatet e primareve për Tiranën

Belind Këlliçi – 4040 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Gerti Bogdani – 1819 vota

Julian Deda – 157 vota

Adriana Kalaja – 128 vota

Enkelejda Fejzo – 66 vota

Fatmir Merkoçi – 35 vota

Të pavlefshme – 29 vota