Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve: Të protestojmë masivisht me 6 dhjetor, t’u tregojmë liderëve evropianë fytyrën e Edi Ramës


Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht të protestojnë më 6 dhjetor.

Në një komunikim me mediat nga selia blu, kryedemokrati theksoi se qytetarët duhet t’u tregojnë liderëve evropianë që do vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor se kryeministri Rama që është në tryezë me ta e ka ngritur pushtetin mbi dhunën e grabitjen e shqiptarëve e duke bashkëpunuar me kriminelët e trafikantët e drogës.

Berisha shtoi se bosët e mafias shqiptare, të Ballkanit e Evropës janë tronditur nga vendosmëria e opozitës për të protestuar.

“T’i dëshmojmë lidershpit europian që në atë Samit e ka pushtetin të ngritur mbi dhunimi e vetës së shqiptarëve, drogën, trafiqet mbi narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri.  E ka karrigen e tij të ngritur mbi vjedhje të paimagjinueshme për një vend europian. Ai aty ulet si kryeministri i Shqipërisë, por gjithashtu edhe si hajduti i Shqipërisë. Hajduti i parë i Shipërisë do të jetë Edi Rama në atë Samit. Kjo është e vërteta. Ju shqiptarë i dilni zot në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial. Jemi në rrezik me një person si ky në karrigen e kryeministrin, të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit europian dhe atij botëror.

Nëse është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është tokë e bekuar dhe se mund të begatojë kombin me kushtin që të ketë një qeverisje të palidhur me krimin. Ju keni konstatuar se si këta bosë të mafies shqiptare, Ballkanit,  europiane janë tronditur nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestës. këta përpiqen të përdorin Samitin për të mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Edi Rama është njeriu që me dhunimin e votës dhe lidhjet e krimin dhe vjedhjet e papërmbajtura ka shndërruar shqiptarët në njerëz të varkave.” – tha Berisha.