Vendosni fjalën kyçe....

“4 me 1” dhe samba/ Brazili kalon në çerekfinale duke vallëzuar para Koresë së Jugut (VIDEO)


Brazili është skuadra e radhës që kalon në çerekfinalet e Botërorit 2022. Pak më parë, brazilianët kanë mundur me rezultatin 4-1 Korenë e Jugut.

Golat u shënuan nga Vinicius Junior, Neymar, Richarlison dhe Paqueta. Ndërsa goli i vetëm nga aziatikët u shënua nga Paik Seung-Ho në minutën e 76 të takimit.

Pas mbylljes së kësaj sfide dhe sigurimit të çerekfinales, lojtarët brazilianë nisën të kërcenin samba në fushë.