Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje të moshuarin në Fier


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku një “Audi” ka përplasur një të moshuar që po ectë në këmbë. Për fat të keq i moshuari i cili nuk është identifikuar ende, nuk ka arritur t’i mbijetojë përplasjes.

“Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur ‘Qafa e Koshovicës’, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’ ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.