Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër sezon i dështuar, Manchester United bën gati spastrimin


Pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen, Manchester United po mendon të bëjë revolucion pasi nuk mund t’i lejojë vetes një tjetër sezon të dështuar.

“Djajtë” kanë kohë që nuk po e dominojnë më futbollin anglez dhe për këtë mjafton të përmendim faktin se nuk e fiton titullin kampion që prej vitit 2013.

Pas 6 sezonesh në të thatë drejtuesit e klubit mendojnë të largojnë një pjesë të mirë titullarësh për të ngritur një ekip të denjë për sezonin që vjen.

Ndër emrat që pritet të largohen janë Pogba, i cili zor se do rrijë më në Angli pas ofertave që ka marrë nga Spanja e Italia. Emra të tjerë janë sulmuesit Lukaku e Alexis Sanchez, portieri De Gea, mesfushori Juan Mata, si dhe mbrojtësit Rojo e Herrera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *