Vendosni fjalën kyçe....

Automjeti përplas motorin me të cilin udhëtonin dy 15-vjeçarë në Belsh-Kuçovë, humb jetën njëri prej tyre, plagoset tjetri



Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës. Mësohet se një makinë është përplasur me motomjetin me të cilin po udhëtonin dy 15-vjeçarë nga Belshi.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, adoleshenti me inicialet O. M. Ndërsa adoleshenti tjetër është transportuar në spital.

“Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor ‘Belsh – Kuçovë’, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.”– bën me dije Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.