Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Mendojmë se jemi në rrugë të mbarë në zgjidhjen e rastit


Në një konferencë për shtyp teksa fliste për masat e sigurisë së rendit publik për zhvillimin e Samitit të datës 6 dhjetor, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u pyet edhe për rastin e Ervis Martinajt.

Rrumbullaku tha se hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit janë në rrugë të mbarë por u rezervua me të dhënat që dha para gazetarëve.

Sot jemi për një çështje tjetër më madhore. Por do t’ju përgjigjem shkurt. Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”- tha Rrumbullaku.

Xhaxhai i Ervisit, Faik Martinaj pak ditë më parë u shpreh publikisht se ishte kryeministri Edi Rama ai që fshihej pas të gjithë ngjarjes duke bashkëpunuar me 6 banda për pronat në bregdet. Por edhe ai nuk dha emra veç atij të kreut të qeverisë.