Vendosni fjalën kyçe....

Florjan Binaj publikon videon nga protesta e studentëve: 7 makina policie për studentë të pafajshëm sikur po ndjekin keqbërës


Aktori i humorit Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Binaj ka shpërndarë në Instagram një video nga protesta ku shihen edhe forca të shumta policie që shoqërojnë studentët gjatë marshimit të tyre drejt qendrës, duke mos i lejuar të bllokojnë qarkullimin.

“7 makina policie për studentë të pafajshëm sikur po ndjekin keqbërës.”- shkruan aktori krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Binaj është kthyer një nga fytyrat kryesore të protestës së qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve të shportës.

Studentët e UBT-së marshuan në këmbë nga Instituti në drejtim të qendrës së kryeqytetit ku më pas u ndalën dhe vendosën të bëjnë një pushim për t’u rikthyer përsëri në orën 17:00 kur do t’i drejtohen Kryeministrisë.