Vendosni fjalën kyçe....

Bandat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës e vendeve të NATO-s koncert bamirësie për Ukrainën


Bandat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës, SHBA-së e vendeve të NATO-s, kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë një koncert bamirësie për Ukrainën.

Në koncertin me temë ‘110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për paqen’ dhanë shfaqje mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, Kori i Forcave të Armatosura, Banda e Ushtrisë Shqiptare, Banda e Ushtrisë së Kosovës dhe disa vendeve të NATO-s.

Të ardhurat nga biletat e shfaqjes do shkojnë në ndihmë të familjeve ukrainase në nevojë.