Vendosni fjalën kyçe....

Çudia në aeroportin rus, udhëtarit i kapet zinxhir 4 kilogramë prej ari


Një zinxhir i madh ari, me peshë gati katër kilogramë, është sekuestruar nga doganierët në qytetin e Yekaterinburgut në Rusi.

Një pasagjer që fluturonte për në Emiratet e Bashkuara Arabe përdori ‘korridorin e gjelbër’ në aeroportin e Koltsovo të qytetit, duke treguar se ai nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Por një rreze X e bagazhit të tij ka zbuluar një objekt të madh metalik, tha Administrata Doganore e Uraleve në një deklaratë të mërkurën.

Pas kontrollit doli të ishte një zinxhir i madh ari i bërë nga unaza të pa salduara, që vlerësohet të jetë me vlerë rreth 10 milionë rubla (pothuajse 164,000 dollarë).

Burri pretendoi se ishte menduar për përdorim personal dhe se zakonisht e mbante në qafë.

Zinxhiri i sekuestruar do të vlerësohet nga ekspertë përpara se të merret një vendim përfundimtar.