Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Vorës “ha kokën” e kryetarit të tretë, Karamuça jep dorëheqjen pas denoncimit


Një ditë më parë “Stop” skanoi, atë, se çfarë ka ndodhur me bashkinë e Vorës dhe ndërrimin e 3 kryetarëve në këtë bashki për çështje interesash të ngushta.

Posti i kryetarit të bashkisë së fundi i kaloi biznesmenit Shefki Karamuca, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri. Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuça, sapo mori postin, nisi të ndërtojë objektin e tij privat ngjitur me bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje.

Veç kësaj, stafi i firmës private të Karamuçës, është punësuar në Bashkinë e Vorës. Pas transmetimit të emisionit të martën, u mësua, se edhe Karamuça është dorëhequr nga posti i kryebashkiakut të Vorës.

Informacioni që kryetari i Bashkisë së Vorës ka dhënë dorëheqjen pas investigimit të emisionit “Stop” është i saktë. Madje kemi mësuar se zoti Karamuça është thirrur në kryeministri nga kryeministri Edi Rama dhe ka paraqitur dorëheqjen”-tha gazetari i Stop, Genci Angjillari.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TV Klan


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *