Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa komenton deklaratat e ministres britanike për emigrantët shqiptarë: Ksenofobia duhet luftuar kudo


Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka komentuar deklaratat e ministres së Brendshme britanike Braverman ndantëve shqiptarë duke thënë se secili duhet të luftojë kundër ksenofobisë në botë dhe se duhet ndryshuar stigma që kanë të huajt ndaj shqiptarëve.

Lipa e bëri deklaratën para nisjes së koncertit për Ditën e Pavarësisë 29 Nëntorin, ku do këndojë, bashkë me artistë të tjerë. Po kështu ajo vlerësoi kulturën mikpritësve të shqiptarëve si diçka të veçantë.

“Kemi një kulturë shumë mikpritëse, u them nëse vini te ne do ndiheni si në shtëpinë tuaj. Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme.  Ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë.”  – tha Lipa.

Gjatë konferencës me gazetarët ajo u pyet edhe për flamurin ‘autokton’ të postuar në Instagram. Lipa tha se postimi nuk ka të bëjë me nacionalizmin po me faktin që shqiptarët duhet të jenë krenarë për atë që janë.

“Postimi nuk ëshë bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha.” – shtoi Lipa.

Pak ditë më parë Dua Lipa mori shtetësinë shqiptare. Ceremonia e dhënies së shtetësisë u zhvillua në presidencë ku përveç kreut të shtetit Begaj ishin të pranishëm edhe familjarët e artistes shqiptare me famë botërore.