Vendosni fjalën kyçe....

Paloka korrigjon Ramën: Nuk është citim i Qemal Stafës ky, por i Friedrich Schiller


Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, ka kritikuar këtë mëngjes kryeministrin Edi Rama lidhur me një postim që ky i fundit kishte bërë për Festën e Çlirimit.

Kjo sepse kryeministri kishte publikuar një thënie, duke cituar Qemal Stafën, mirëpo në të vërtetë ishte një thënie e Friedrich Schiller.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar Palokës, i cili thotë se Rama e ka bërë citimin nisur nga një film i kohës së komunizmit ku Qemal Stafa në fakt po citon veprën e famshme “Wilhelm Teli” të Friedrich Schilller.

“Nuk ka faj Elisa që Don Kishotin e shpalli vepër të “folklorit shqiptar”…”Skënderbeu” i saj (më i dituri dhe i lexuari i “rilindasve”) e ditka që “Vilhelm Telin” e paska shkruajtur Qemal Stafa…Hajde merru me Gjicin pastaj.

P.S

Kështu ndodh kur dhe “historinë” e mëson nga filmat e Kinostudios “Shqipëria e re”. Se sa për histori arti e histori letërsie që lideri i gjithëditur i ka bërë në shkollën e lartë…shih e shkruaj!”- shkruan Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *