Vendosni fjalën kyçe....

Vendi i BE-së përballet me inflacion drastik të çmimeve të ushqimit


Çmimet e ushqimeve në Suedi janë rritur me 20% këtë vit, ndërsa faturat e energjisë elektrike janë rritur mbi dyfish, tregojnë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Konsumatorit të vendit.

Raporti bazohet në hulumtimin e tregut suedez të konsumit gjatë gjithë vitit dhe analizon çmimet e ushqimit, energjisë, artikujve higjienike, këpucëve dhe veshjeve.

Këto të dhëna, së bashku me standardet e konsumatorit të miratuara nga qeveria e vendit, po përdoren për të përcaktuar një nivel mesatar të të ardhurave që kërkon asistencë sociale.

Këtë vit, shporta mujore e konsumit për një të rritur vlerësohet në 3,400 korona (363 dollarë). Për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë, kjo shifër është 10,700 krona (1,142 dollarë) dhe bazohet në një plan ushqimor katërjavor të rekomanduar nga ekspertët suedezë të dietës.

“Në llogaritjet tona ne po marrim parasysh vetëm nevojat bazë dhe jo një konsum luksoz.” – tha në një deklaratë një menaxhere nga Agjencia Suedeze e Konsumatorit, Kristina Difs. Ajo vuri në dukje se zakonisht një rritje e shpenzimeve vjetore është e parëndësishme, ndërsa këtë vit ‘ne kemi parë që numrat po e humbasin shpejt rëndësinë’.

Agjencia regjistroi një ndryshim veçanërisht dramatik të çmimeve në Suedi për shkak të inflacionit të jashtëzakonshëm të ushqimeve dhe energjisë.