Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humbin jetën dy vajza, plagoset rëndë shoferi 26-vjeçar


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku kanë humbur jetën dy vajza dhe është plagosur rëndë shoferi 26-vjeçar.

Sipas “News 24” një prej viktimave është identifikuar si Silva Gjergji, 26-vjeçe banuese në Durrës. Ndërsa identiteti i vajzës tjetër që ka humbur jetën nuk është bërë ende i ditur.

Të rinjtë besohet se kanë darkuar së bashku në Durrës, dhe janë nisur më pas drejt Tiranës rreth orës 02:00 të mëngjesit. 26-vjeçari Arbër Tivari, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen. Dy vajzat kanë ndërruar jetë, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.