Vendosni fjalën kyçe....

Si te filmi “Thelma & Louise”, hidhet me makinë nga shkëmbi për t’i shpëtuar policisë (Video)


Një burrë është hedhur nga shkëmbi me makinën e grabitur njësoj si te filmi i famshëm i Hollivudit, Telma & Luiza, ku dy protagonistet hidhen me makinë nga shkëmbi.

Ngjarja ka ndodhur në Sata Cruz, SHBA, ku policia u vu në ndjekje të një personi që pasi kishte qëlluar me armë në ajër kishte grabitur një makinë e kishte marrë arratinë.

Policët e zonës u përpoqën ta ndalin personin në fjalë por ishin të pasuksesshëm dhe iu desh të lejonin departamentin vendor të policisë të merrte përsipër ndjekjen me shpejtësi 160 kilometra në orë.

Sidoqoftë, i dyshuari i çoi shumë larg gjërat kur u përpoq të shmangte policët dhe përfundimisht u hodh nga shkëmbi me gjithë makinë.

Burri mbijetoi mrekullisht nga rënia, arriti të shpëtojë nga makina që po fundosej për t’u arrestuar pak më pak nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *