Vendosni fjalën kyçe....

Franca mund Danimarkën, ekipi i parë që kualifikohet në fazën tjetër


Franca ka mundur Danimarkën duke arritur fitoren e dytë në Grupin D të Botërorit të Katarit e duke u kualifikuar në fazën tjetër.

Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Për  ‘gjelat’ golat i shënoi Mbappe në minutat 61’ e 86’ ndërsa danezët shënuan me Christensen në minutën 68’.

Danimarka ka vetëm një pikë në llogari e duhet të fitojë ndaj kundërshtarit direkt Australisë për t’u kualifikuar ndërkohë që ‘kangurëve’ u mjafton vetëm një barazim.