Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk thotë se do të mbështesë rivalin e Trumpit, Ron DeSantis


Elon Musk ka zbuluar se do të mbështeste rivalin e Donald Trump, Ron DeSantis, në vitin 2024 nëse guvernatori i Floridës do të kandidonte për president.

“Po.”- tha Musk në një postim në “Twitter” kur u pyet nëse do të mbështeste DeSantis në 2024, pasi sugjeroi se nuk e kishte gjetur kandidatin e tij ideal mes demokratëve.

 

Pronari i “Twitter”-it, Elon Musk tha se nga demokratët është ndier i zhgënjyer: “Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush i ndjeshëm dhe i qendrës. Unë kisha shpresuar se do të ishte rasti për administratën e Bidenit, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer.”

Kjo mund të jetë një nxitje për DeSantis në atë që republikanët presin të jetë një betejë e fortë midis Trump dhe DeSantis për nominimin presidencial.

Guvernatori i Floridës fitoi një shumicë në zgjedhjet afatmesme të këtij muaji, ndërsa Trump u kritikua për dështimin e republikanëve të mbështetur nga ai, për të ofruar “valën e kuqe” të shumëpremtuar pas humbjes së kandidatëve kryesorë që ai miratoi.