Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen për drogë tre të rinjtë në Brescia, mes tyre një shqiptar


Policia italiane ka arrestuar tre të rinj të moshave 24, 21 dhe 17 vjeç, për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se një 24-vjeçar shqiptar nga Darfo Boario në Terme dhe dy vëllezër nga Costa Volpino por që jetonin në Rogno – kishin zgjedhur një garazh në Rogno si depo për të fshehur medikamentet e destinuara për trajtimin e drogës.

Policia ka rënë në gjurmët e tyre pasi ka vërejtur lëvizjet e çuditshme të të rinjve rreth një garazhi në një zonë larg banesave të tyre. Pasi kanë kryer kontroll ata kanë mundur të gjejnë brenda garazhit 700 gram hashash, ndërsa në shtëpinë e shqiptarit gjetën edhe gjysmë kile tjetër.

Të tre të rinjtë, përfshirë edhe të miturin, u arrestuan me akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës. Shqiptari 24-vjeçar u paraqit para gjyqtarit të Gjykatës së Brescia-s, ku u la në “arrest me burg”.

Ndërsa italianët u gjykuan nga Gjykata për të Miturit në Brescia dhe ajo e Bergamos, duke mbetur në arrest shtëpie.

Dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *