Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të renë me probleme të shëndetit mendor, pranga 69-vjeçarit në Elbasan


Dy persona janë arrestuar në Elbasan e Berat.

Në Elbasan është arrestuar një 69-vjeçar me iniciale F.H. banues në Belsh, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“U ndalua shtetasi  F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan,  pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Në Berat është ndaluar një 62-vjeçar me iniciale G.K. pas kallëzimit të një 60-vjeçareje, e cila e akuzon për ngacmim seksual.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin G. K., 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 60-vjeçare, se shtetasi G. K., e ka përndjekur. Vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.” – thuhet në njoftim.