Vendosni fjalën kyçe....

Borrell: Negociatat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërpriten nëse palët bllokojnë procesin


Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka shpërndarë një deklaratë të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel me dy kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia.

Borrell ka konfirmuar që ditëve të ardhshme do të ftohen për të diskutuar për normalizimin e plotë. Ai ka thënë se mund t’i ndërpres negociatat, nëse palët e bllokojnë procesin.

Në deklaratë thuhet se palët kanë rënë dakord që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe me urgjencë të përqendrohen te normalizimi i plotë i marrëdhënieve, përmes propozimit të njohur si franko-gjerman, të mbështetur nga BE.

Borrell ka deklaruar se do t’i ftojë palët ditëve në vijim për t’i rinisur diskutime për marrëveshjen përfundimtare.

Deklarata:

Nën kujdesin e BE-së, palët kanë rënë dakord për marrjen e masave për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të përqendrohen plotësisht dhe me urgjencë në propozim për normalizimin e marrëdhënieve, siç është paraqitur këtë shtator nga Lehtësuesi i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Kjo do të thotë se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe se Kosova do ta ndërpres çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

BE-ja do të sigurohet që çështjet dhe parimet kyçe lidhur me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit. Palët e kuptojnë këtë dhe të gjithë Marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen.

Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim i Kosovës dhe në përditësimin e ardhshëm të Kapitullit 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga ndonjëra Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin.

Unë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajéak do vazhdojmë të lehtësojmë procesin e normalizimit të marrëdhëniet dhe do informojmë rregullisht Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët për progresin e arritur nga Palët.